Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Intervista e zonjës Lindë, si po fanepset kloni i Nexhmijes
                            Ilir J. Dako Dilema e zonjës Lindë , “paradhoma apo dhoma e gjumit”, nuk është thjesht një çështje semantike, por një metaforë e sofistikuar për raportin e saj me pushtetin. Në intervistën e saj, ajo përpiqet të ndërtojë një narrativë të distancës higjenike, një lloj karantine morale që e mbron nga kontaminimi politik i bashkëshortit. Por sa më shumë që përpiqet të dezinfektojë veten nga pushteti, aq më shumë ekspozohet si një figurë që e ushtron atë në mënyrë të heshtur, të rafinuar, por të frikshme. Zonja Lindë nuk është thjesht një bashkëshorte që jeton në hije; ajo është një arkitekte e heshtur e vendimeve kyçe, një figurë që vepron përtej protokollit, përtej kamerave, përtej deklaratave. Rasti i RTSH është simptomatik: një institucion publik që...