Ronaldo jep asist dhe shkon në finale, eleminon Mitajn me një lojtar më pak

Ronaldo jep asist dhe shkon në finale, eleminon Mitajn me një lojtar më pak

Al Nasëri është finalsite e Superkupës së Arabisë Saudite. Verdheblutë kanë mposhtur Al Itihadin me shifrat 2-1 në gjysmëfinale. Mane tundi rrjetën në minutën e 10, por vetëm 6 minuta më vonë u rivendos baraspesha. Mitaj dha një pasim të mrekullueshëm, nga i cili më pas nisi aksioni i golit për Al Itihadin. Situata u përkeqësua edhe më shumë për Al Nasërin, teksa Sadio Maneja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25. Megjithatë verdheblutë nuk u dorëzuan. Në minutën e 61-të, Ronaldo dha një asist për Zhoao Feliksin, i cili vulosi shifrat përfundimtare në 2-1. Skuadra e Mitajt u eleminua kështu nga Al Nasëri i Ronaldos, me këtë të fundit që është në kërkim të trofeut të tij të parë në Arabinë...