Mariah Carey dhe “misteri” i Grammy-ve: Pse ka fituar vetëm 5 nga 34 nominime?

Mariah Carey dhe “misteri” i Grammy-ve: Pse ka fituar vetëm 5 nga 34 nominime?

Me mbi 220 milionë albume të shitura dhe 19 hite nr. 1 në Billboard, Mariah Carey është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop. Por në 34 nominime për çmimet Grammy, ajo ka fituar vetëm pesë herë, një shpërpjesëtim që këngëtarja e quan “të qëllimshëm”. Në deklaratat e saj të fundit, Carey nuk e fsheh zhgënjimin: “Grammy-t janë të mbivlerësuara”, tha ajo, ndërsa në vitin 2023 shtoi se Akademia “luajti me mua”. Për të, suksesi komercial dhe ndikimi kulturor nuk janë reflektuar asnjëherë drejt në këtë skenë çmimesh. Edhe pse mori një çmim nderi në vitin 2024, Carey e priti me ironi: “A është ky një Grammy i vërtetë? Nuk kam parë prej kohësh.” Ndërkohë, publiku nuk ka reshtur së e shpërblyeri: me...