Rritet fluksi në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë

Rritet fluksi në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë

Gjatë fundjavës ka patur një fluks të madh të udhëtarëve që kanë hyrë apo dalë nga Porti i Durrësit. Këtë të martë, më 19 gusht, Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar një raport të përditësuar mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe automjeteve gjatë periudhës 14-17 gusht 2025 në Terminalin e Trageteve të portit. Gjatë këtyre katër ditëve, në hyrje drejt territorit shqiptar kanë kaluar 10 mijë e 891 pasagjerë dhe 2 mijë e 881 automjete, ndërsa në anën tjetër, nga Shqipëria drejt destinacioneve të jashtme janë nisur 22 mijë e 436 pasagjerë dhe 6 mijë e një automjete. Ky fluks i lartë tregon një aktivitet të shtuar në sezonin turistik veror, duke reflektuar rritjen e lëvizjes së qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin rrugën detare si një...