Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulme në Gaza, protesta në Izrael! Dhjetëra viktima të tjera mes civilëve nga armët dhe uria
Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim në Gaza, që parashikon lirimin e gjysmës së pengjeve izraelite, si pjesë e një marrëveshjeje me faza për zgjidhjen e luftës. Por pavarësisht kësaj sulmet izraelite nuk kanë ndalur. Të paktën tetë persona u vranë nga goditja ndaj tendave që strehonin persona të zhvendosur në Khan Younis dhe katër të tjerë në një sulm në Deir el-Balah. Forcat izraelite hodhën në erë një shtëpi në jug të Gazës, ndërsa pati raporte për zjarr edhe në lagjen Tuffah në lindje të qytetit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga agimi në 26. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se Tel Avivi nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar urinë e përhapur, ndërsa Ministria e Shëndetësisë...