Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën

Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën e dy të arrestuarve, të dyshuar si vrasësit e 23-vjeçarit Renis Dobra në Burrel. Togat e zeza lanë pas hekurave Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të akuzuar për krimin e rëndë që ndodhi më 8 korrik.Lexo edhe :Related Posts Sipas hetimeve, rolin kryesor në këtë ngjarje dyshohet se e kishte Fatjon Bushgjokaj nga Tropoja, i cili është një emër i njohur për policinë. Referuar dëshmisë së tij përpara grupit hetimor, ai pranoi se Renis Dobrën e kishte njohur në herët në Gjermani ku kishin punuar së bashku në trafikun e drogës. Madje Bushgjokaj ka pranuar se me Dobrën kishin nisur konflikte për shkak të pazareve për lëndët narkotike, por sipas tij, ata i kishin sqaruar...