I veshur me rroba të errëta, me kaskë dhe doreza/ Kamerat e sigurisë zbardhin ngjarjen, detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë

I veshur me rroba të errëta, me kaskë dhe doreza/ Kamerat e sigurisë zbardhin ngjarjen, detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë

Zbardhen detaje nga vrasja e 47-vjeçarit, Artur Bashimit në Greqi. Sipas informacioneve të deritanishme të siguruar nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, njëri ishte autori i vrasjes që ndodhi të hënën në mbrëmje në Agios Panteleimonas, me viktimë një 47-vjeçar shqiptar, i njohur për autoritetet. Sipas burimeve policore, vendi i vrasjes është filmuar nga një kamera sigurie në zonë. Autori duket se lëviz vetëm, i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motoçikletë dhe doreza në mënyrë që të mos lërë gjurmë. Pastaj ai iu afrua 47-vjeçarit dhe e qëlloi një herë në gjoks. Menjëherë pas kësaj, ai u përpoq të tërhiqte përsëri këmbëzën, por arma u bllokua dhe nuk qëlloi. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një gëzhojë të përdorur dhe një fishek...