Shqiptari vritet nga qiramarrësi në Belgjikë

Shqiptari vritet nga qiramarrësi në Belgjikë

Shqiptari ne Belgjike BELGJIKE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në lagjen Itterbeek në Belgjikë. Mediat vendase raportojnë se një shqiptar, me inicialet N.M, 61 vjeç u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij. Ngjarja ndodhin në kafenenë e tij, të njohur si  “Maison Haute”,  rreth orës 20:30 së të dielës. Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte...