Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Aksident në qendër të Fierit, plagoset fëmijë – konflikt mes drejtuesve të mjeteve
Rreth orës 14:20 të ditës së sotme, një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ende nuk raportohet për rrezik për jetën. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave./fieriweb.comReklama në...