Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, mbin një ‘përbindësh’ 40 kate

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, mbin një ‘përbindësh’ 40 kate

Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar kulla pafundësisht.           Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate. Projekti fillestar i studios belge me 4 kulla Korporata zbuloi se shtimi i kullave ka ardhur pas studimit të fizibilitetit që i është bërë projektit në terren. “Për të financuar rindërtimin e stadiumit, kompleksi...