Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Cilat janë kërkesat e Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Pas vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një takim mes Putinit dhe Zelenskyt mund të jetë në horizont. Por cilat janë kërkesat e Putinit për paqe? Trump ka deklaruar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe Rusia kërkon që kjo garanci të përsëritet dhe të ratifikohet zyrtarisht. Moska kërkon kontroll të plotë mbi rajonin e Donbasit, që do të thotë se Kievi duhet të heqë dorë nga tokat që ende kontrollon në Donetsk dhe Luhansk. Gjatë samitit në Alaskë javën e kaluar, Putin i paraqiti Trump-it një ofertë paqeje që përfshinte tërheqjen e Ukrainës nga Donetsku, në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit nga Rusia në Zaporizhzhia dhe Kherson. Rusia...