Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Dibrës për masën e sigurisë ndaj dy autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit. Apeli la në fuqi masën arrest me burg për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën që u arrestuan me 16 Korrik. Çakrri u arrestua në fshatin Lekbibaj të Tropojës, ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts Në kërkim nga policia janë edhe dy vëllezërit e tjerë të Fatjonit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të cilët dyshohet se janë arratisur jashtë shtetit nëpërmjet Kosovës. Ngjarja e rëndë ndodhi Mbrëmjen e 9 Korrikut katër personat i zunë pritë 23 vjeçarit Renis Dobra rreth orës 21 e 30 minuta...