Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat, Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit

Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat, Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës nisi sot aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike, të uzurpuara prej kohësh nga subjektet private. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit dhe u ndoq nga afër nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, si dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.Nënkryetari Sulaj tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike“Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me karrige, vazo, me kangjella, është parcelizuar...