Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
26 të vrarë në Gaza edhe pse Hamas pranoi armëpushimin
Dy persona humbën jetën sot pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në jug të Gazës, të cilët po kërkonin ndihma nga Organizata Humanitare GHF, e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të. Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vrarëve sot në enklavë arrin në 26, katër prej të cilëve kanë humbur jetën në pikat e shpërndarjes së ndihmave, raporton Al Jazeera. Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e urisë, sipas Munir al-Barsh, drejtues i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza. Me këto humbje, numri i përgjithshëm i viktimave nga uria në Gaza shkon në 266, përfshirë 122 fëmijë. Sulmet nuk ndalen, pavarësisht se Hamas pranoi armëpushimin, një hap me rëndësi ndërsa situata humanitare në enklavë është kritike dhe civilët vazhdojnë të...