Protestat e dhunshme në Serbi, kryeministri Vuçiç thërret sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Protestat e dhunshme në Serbi, kryeministri Vuçiç thërret sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan. Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç. Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçić mohoi përdorimin e dhunës nga policia. Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e...