“Kemi 2 muaj pa rrogë”/ Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë

“Kemi 2 muaj pa rrogë”/ Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë pa kontrata. Në një protestë të zhvilluar dje në ambientet e spitalit, punonjëset u shprehën se nuk po trajtohen sipas ligjit dhe i kërcënojnë me pushim nga puna nëse kërkojnë të drejtat e tyre. Punonjëset janë shprehur se regjistrimet bankare për pagat janë të pasakta, shpesh me pagë minimale, ndërsa në realitet punojnë tri turne të lodhshme. Ato deklarojnë se për një muaj përpiqen të kontaktojnë drejtoreshën e spitalit pa sukses. Sanitaret shprehen se u mohohen të drejtat minimale, përfshirë pagesën për festat zyrtare dhe ditët e pushimit, dhe ndihen të pambrojtura përballë presionit të vazhdueshëm. “Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona: kontratën e punës,...