Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një ofertë që nuk mund të refuzohet! SHBA garanton sigurinë e Ukrainës, paguan Europa!
Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të blerë armë amerikane në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, me financim nga Europa, si pjesë e një marrëveshjeje për të fituar garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të luftës. Lajmi u publikua nga Financial Times, duke iu referuar propozimeve të paraqitura në Uashington. Sipas raportit, paralelisht pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për prodhimin e dronëve në bashkëpunim mes kompanive amerikane dhe ukrainase. Gjatë takimit në Zyrën Ovale me presidentin Volodymyr Zelensky të hënën, Donald Trump tha se kishte rënë dakord të ofronte mbështetje ushtarake për Kievin pas luftës, duke premtuar “mbrojtje shumë të mirë dhe siguri shumë të mirë”. Megjithatë, mbetet e paqartë se deri ku do të shtrihet ndihma amerikane. I...