Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, bashkëshortja apel për ndihmë mes lotësh: Kurimi ka kosto, moment delikat
Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në teatër dhe 20 në film po lufton me një sëmundje të rëndë. Familja e artistit dhe intelektualit që ka kaluar më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar, kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar. Bashkëshortja e tij, Rajmonda Shundi në një intervistë për Report Tv, mes lotësh tregon edhe se si aktori u diagnostikua me sëmundjen e rëndë. “Para 3 vitesh ka patur një nishan që e neglizhoi, e la pas dore, po rritej, nuk e hoqi dhe më në fund kur e hoqi kishte kaluar fazën e momentit që duhej bërë kjo ndërhyrje. Doli që ishte malinj, problematik. Dhe pasi bëmë analizat menduam se ishte okej, por para 3-4 muajsh nisën shqetësimet e...