Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“SHBA- BE sugjerime Zelenskit të lëshojë territoret jokritike”, media amerikane: Presidentit ukrainas iu kërkua të vijë me një kundër-ofertë
Në një klimë të qetë, krejt ndryshe nga takimi i tyre i mëparshëm në Zyrën Ovale gjashtë muaj më parë, Trump dhe Zelenski trajtuan disa nga pikat kyçe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ata e bënë këtë bashkë me aleatët evropianë, të cilët u shprehën të bashkuar për paqen: sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe liderët Giorgia Meloni për Italinë, Emmanuel Macron për Francën, Keir Starmer për Mbretërinë e Bashkuar, Friedrich Merz për Gjermaninë, Alexander Stubb për Finlandën. Gjatë një pushimi në takim, Trump telefonoi presidentin rus Putin, me të cilin qëndroi në bisedë për 40 minuta. Rreth orës 18:00 me orën lokale (mesnatë në Itali), pas rreth pesë orësh takimesh, presidenti amerikan...