Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokajn

Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Çakrri alias Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkopetit në korrik të këtij viti. Renis Dobra u denoncua i zhdukur nga familjarët mbrëmjen e 8 Korrikut ndërsa u gjet i pajetë mëngjesin e ditës tjetër pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh. Të shpallur në kërkim për këtë ngjarje janë dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristë alias Kristi Bushgjokaj (vëllezër të Fatjon Bushgjokajt), të dyshuar si autorët kryesorë të përfshirë në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës. Shkaku i vrasjes lidhet me tregtinë e kokainës në Gjermani, ku Renis Dobra kishte qenë më parë i arrestuar...