Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Më e keqja nuk ka ardhur akoma!”. Tarifat e Trump ndezin botën
Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu vendosur tarifa vendeve në mbarë botën ka filluar të trazojë tregjet anembanë globit. Edhe brenda SHBA-së, shumë aksionarë presin trazira, si ulje çmimesh, pasi Trump paralajmëroi qeveritë e huaja se do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat që ai i quajti “ilaç”. Tregjet e aksioneve në Azi pësuan rënie të ndjeshme, ndërsa në Evropë ranë në nivelin më të ulët që një vit e gjysmë. Ndërkohë, edhe çmimet e naftës ranë dhe investitorët frikësohen se tarifat që Trumpi shpalli javën e kaluar mund të çojnë në rritje çmimesh, ulje të kërkesës dhe, potencialisht, në një recesion global. Ministrat e Bashkimit Evropian, të cilët nuk janë pajtuar për mënyrën se si duhet të...