Vrasja e 23-vjeçarit në Tropojë, Apeli lë në fuqi arrestin për Bushgjokën dhe Cakrrin

Vrasja e 23-vjeçarit në Tropojë, Apeli lë në fuqi arrestin për Bushgjokën dhe Cakrrin

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Rolin kryesor në vrasje dyshohet se e ka Fatjon Bushgjokaj me origjinë nga Tropoja dhe një personazh mjaft i njohur për blutë. Më herët ai ka pranuar se 23-vjeçarin e ka njohur në Gjermani, dhe bashkë punuan muaj më parë në trafikun e drogës. Bushgjokaj ka pranuar mes hetuesve se me Dobrën kishin nisur konflikte në biznesin e errët të drogës, por që sipas tij janë sqaruar. Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut, pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen...