Rama ndan pamjet: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir

Rama ndan pamjet: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”. Rama shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore  “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.  Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama. /vizionplus.tv