Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kush është 61-vjeçari që ktheu banesën në laborator droge në Yzberisht, siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine dhe i përpunonte
Shkëlqim Krrashi është 61-vjeçari që ra në prangat e policisë së Tiranës pasi ktheu banesën në laborator droge. Banesa ishte e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Pas hetimeve për disa muaj, policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja sasitë me rreth 500 000 euro, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu....