Si e shfrytëzoi Zelensky vizitën për të dërguar një mesazh të fuqishëm, cilat ishin dhuratat që shkëmbyen me Trump

Si e shfrytëzoi Zelensky vizitën për të dërguar një mesazh të fuqishëm, cilat ishin dhuratat që shkëmbyen me Trump

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump një shkop golfi, që i përkiste një ushtari të plagosur ukrainas. Sipas një njoftimi të kabinetit presidencial ukrainas, shkopi më parë i përkiste Konstjantin Kartavcev, nënoficerit të ri që humbi njërën këmbë gjatë muajve të parë të pushtimit të plotë rus në Ukrainë, raporton CNN. Zelensky tha se golfi ishte pjesë e procesit të rehabilitimit të nënoficerit, ndërsa ia dorëzonte si dhuratë Trumpit. I njohur si një tifoz i madh i golfit, Trump pranoi dhuratën, regjistroi një video duke i shprehur falënderime ushtarit ukrainas dhe i dorëzoi simbolikisht Zelenskyt “çelësat e Shtëpisë së Bardhë”. Në një video të shfaqur gjatë takimit, Kartavcev bëri thirrje tek...