Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
A mund të jetë Dodik kandidat për President të Serbisë pas Vuçiçit?
Zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviç, deklaroi këtë mëngjes se po shqyrtohet mundësia që Milorad Dodik, i cili pas vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është më President i Republika Srpska, të kandidojë për President të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme. Stefanoviç u shpreh për televizionin Nova se kjo mundësi po “negociohet seriozisht”, duke shtuar se aktualisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk mund të kandidojë sërish, pasi mandati i tij i dytë po përfundon. Sipas tij, Vuçiç synon të rikthehet në postin e kryeministrit dhe po përgatit Dodikun, i cili ka shtetësi serbe, për të marrë këtë rol. Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Stefanoviç kritikoi ashpër sjelljen e autoriteteve gjatë paraqitjes së Vuçiçit...