Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasja e re në frontin e drejtësisë, Veliaj sfidon SPAK dhe i kërkon GJKKO të shpallë të pavlefshme hetimet ndaj…
Erion Veliaj ka hedhur hapin më të fortë në betejën e tij me drejtësinë, duke depozituar një kërkesë 77 faqëshe në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku kërkon pavlefshmërinë e hetimeve ndaj tij. Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) janë të paligjshme, pasi prokurori Olsi Dado nuk ka pasur asnjëherë statusin ligjor për të ushtruar funksionin e tij. Sipas Veliajt, çdo akt i nënshkruar prej tij është nul, duke e bërë të gjithë procesin hetimor të pavlefshëm. Në dosje, ai shigjeton edhe Nesti Agonin, duke akuzuar se kallëzimi i tij ishte i falsifikuar dhe i përdorur si bazë për nisjen e procedimit penal. Veliaj flet për shkelje të rënda proceduriale: sekuestrim të të dhënave pa vendim gjykate, përdorim ekspertësh...