Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe posaçërisht në segmentin e aventurës. Në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u njoftua procedura që kanë në objekt të kontratës këtë objektiv  dhe për të cilën subjektet e interesuar do të shprehin interesin.Bëhet fjalë për kontratën “Përmirësimi i ofertës turistike të zonave natyrore në rajonin e Korçës, përmes rritjes së aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizmit të aventurës, në fshatrat Dardhë, Arrëz, Sinicë dhe Nikolicë”.“Projekti që do të zhvillohet në fshatrat Dardhë, Arrëz, Sinicë dhe Nikolicë, që bëjnë pjesë në Bashkinë e Korçës. Klima e zonës përreth qytetit të Korçës është kontinentale me ndikime mesdhetare. Rajoni i Korçës ka...