‘The Sun’: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare, ‘Ryanair’ rrit fluturimet javore

‘The Sun’: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare, ‘Ryanair’ rrit fluturimet javore

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë. Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë. Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni me një kanoe ose një varkë të vogël. Është si një plazh tropikal, por në Evropë! Gjithashtu, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një destinacion pushimi,...