Dogji sipërfaqe me bimësi, policia arreston 20-vjeçarin në Finiq

Dogji sipërfaqe me bimësi, policia arreston 20-vjeçarin në Finiq

Një 20-vjeçar i identifikuar si Aristidh Papa është arrestuar  nga Policia pasi dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre në fshatin Sopik. Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda. Njoftim i Policisë:     Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq. 20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit...