Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari
Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara. “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.