Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jam i gatshëm për çdo format takimi me Putinin”, Zelenski: Do të marr pjesë nëse…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se Rusia ka propozuar një takim dypalësh me Ukrainën, i ndjekur nga një takim trepalësh. Në një konferencë për shtyp pas takimeve të tij me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky tha se është i gatshëm për “çdo format” takimi me Putinin. Ai shtoi se do të marrë pjesë në takimin trepalësh, në varësi të mënyrës se si do të shkojë takimi i parë. Zelenski tha se nuk i di detajet për takimin dypalësh të propozuar. Ai theksoi se nuk dëshiron të vendosë kushte për takimin, sepse atëherë edhe Putini do të paraqiste kushtet e tij. “Unë besoj se duhet të takohemi pa kushte dhe të mendojmë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij rrugëtimi drejt përfundimit...