Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
25 viktima nga sulmet e fundit në Gaza, Hamasi pranon marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve
Sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar të paktën 25 viktima që nga agimi i sotëm, sipas burimeve lokale. Midis tyre, gjashtë persona humbën jetën në sulme ndaj tendave që strehonin të zhvendosur në Khan Younis, ndërsa katër të tjerë u vranë në një sulm mbi një tendë në Deir el-Balah. Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se vetëm në Deir el-Balah dhe zonat përreth janë vrarë 10 persona, përfshirë dy fëmijë. Dy të tjerë u vranë pranë Beit Lahiya, teksa prisnin ndihma humanitare. Në total, 53 persona u plagosën nga sulmet e fundit. Ndërkohë, zyrtarë të Hamasit njoftuan se kanë pranuar një propozim për një marrëveshje armëpushimi, që përfshin lirimin e gjysmës së afërsisht 20 pengjeve izraelite të mbetura gjallë. Marrëveshja...