Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E përmbledhur/ Pikat kryesore nga diskutimi mes Trump, Zelensky dhe evropianëve
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe disa liderë të tjerë evropianë mbërritën në Shtëpinë e Bardhë të hënën për t’u takuar presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të bisedimeve të reja që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. Më poshtë gjeni disa prej pikave kyçe të këtij samiti shumëpalësh. Një takim Putin-Zelensky në horizont? Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se e kishte telefonuar Vladimir Putin për të organizuar bisedime dypalëshe midis liderit rus dhe Zelensky. Pas kësaj, do të kishte edhe një takim trepalësh që do të përfshinte vetë Trumpin. Trump dhe evropianët nuk bien dakord për armëpushimin Trump duket se e ka minimizuar rëndësinë e armëpushimit përpara negociatave të mëtejshme për t’i dhënë fund luftës, që u kundërshtua nga liderët evropianë. “Nuk mund...