Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital

Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe la të plagosur dy të tjerë. Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina që ndodheshin të ndaluara në një radhë prej 600 metrash. Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërin prej automjeteve. Viktimat e aksidentit tragjik janë: Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe Një nga të plagosurat është Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sedilen pas drejtuesit të automjetit. Ajo u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut...