Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dodik refuzon vendimin e gjykatës: Nuk largohem, jam presidenti i Republikës Serbe
Milorad Dodik BOSNJË-HERCEGOVINA-Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka deklaruar se nuk do ta njohë heqjen e mandatit të tij dhe do të vazhdojë të veprojë si president i Republikës Serbe. “Unë nuk do ta respektoj këtë vendim. Do t’i përmbahem vetëm vullnetit të popullit serb. Ju prisni që të nënshtrohem, por unë nuk do ta bëj këtë. Jam president i Republikës Serbe dhe ju mund të shkruani çfarë të doni. Populli më ka zgjedhur, jo një qeveri e huaj”, shkroi Dodik në rrjetin social X, në një reagim të ashpër ndaj vendimit. Ai akuzoi institucionet që e hoqën nga detyra se nuk kanë respektuar as Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës, as atë të Republikës Serbe, e as ligjin. “Ju keni...