Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët
Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë veprimi, të quajtur “Flamingo”. Kjo raketë përfaqëson përparimin më të fundit të industrisë vendase të mbrojtjes dhe synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet strategjike të vendit. Sipas burimeve, “Flamingo” është projektuar për të goditur objektiva në distanca mbi 3,000 kilometra. Detajet teknike nuk janë zbuluar ende nga autoritetet ukrainase, por ekspertët mendojnë se ajo mund të ketë karakteristika të krahasueshme me raketën FP-5, e prezantuar nga kompania britanike Milanion Group në panairin IDEX 2025 në Abu Dhabi. Ky model përmban një kokë luftarake prej 1,000 kilogramësh, peshë totale rreth 6 tonë, hapje krahësh 6 metra dhe shpejtësi deri në 900 km/orë. Përveç...