Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Dy të burgosur kanë arritur të arratisen gjatë natës nga burgu i njohur i Poggioreale-s në Napoli. Të arratisurit janë një shtetas algjerian dhe një shtetas sirian, të cilët ndodheshin në seksionin e sigurisë mesatare të kësaj qendre paraburgimi, një nga më të mëdhatë në Italinë jugore. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë arritur të ikin duke hapur një vrimë në një nga strukturat e burgut, edhe pse mënyra e saktë e arratisjes është ende nën hetim. Menjëherë pas lajmit për arratisjen, në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtuesja rajonale e burgjeve në Campania, Lucia Castellano, për të koordinuar operacionet e kërkimit dhe kontrollit. Forcat e policisë penitenciare, në bashkëpunim me policinë dhe karabinierët, janë angazhuar në një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të arratisurve....