Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës
Një 50-vjeçar është arrestuar në pikë kufitare të Kapshticës. Shtetasi me iniciale E.N., tentoi të kontrabandonte mallra (veshje) nga Greqia. Nga kontrolli policor, në bagazhin e autobusit ku udhëtonte 50-vjeçari, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme. Njoftimi: Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara...