Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

Qeveria planifikon t’u japë kompanive private toka dhe prona shtetërore për ndërtimin e kullave dhe hoteleve – një mekanizëm që pritet të çojë drejt privatizimit të aseteve të fundit më të lakmuara, ende të paprivatizuara. Nga Blerina Gjoka, BIRN “Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike. E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste për të strehuar kongreset e ish-Partisë së Punës, kjo ndërtesë ka shërbyer për funksione të ndryshme, nga koncertet e panairet deri te organizimi i samiteve ndërkombëtare. Por fati i saj mbetet...