‘S’jam mirë’! 59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, shoqërohet në Polici dentisti

‘S’jam mirë’! 59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, shoqërohet në Polici dentisti

FOTO ILUSTRUESE BILISHT-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Bilisht, ku një 59-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare. I ndjeri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, 59-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: S’jam mirë. Ai është rrëzuar papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit. Njoftimi i policisë:  Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. 59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është...