FOTOLAJM / Trump i tregon Zelenskyt hartën e territorit ukrainas nën kontrollin rus

FOTOLAJM / Trump i tregon Zelenskyt hartën e territorit ukrainas nën kontrollin rus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një takim të rëndësishëm të hënën pasdite në Zyrën Ovale, ku në qendër të bisedës ishte një hartë e titulluar “Harta e Konfliktit Rusi-Ukrainë”, që tregon territorin e pushtuar nga Rusia dhe zonat e kontestuara në Ukrainë. Harta mund të ketë shërbyer si pikë referimi për Trump dhe Zelensky-n për të diskutuar lëshimet territoriale që ka të ngjarë të përfshihen në një marrëveshje paqeje me Rusinë. Zelensky tha se diskutoi me Trump për përqindjet e kontrollit rus në hartë, duke theksuar se “i njeh shumë mirë ato shifra”. Zelensky u tha më vonë gazetarëve se pati një bisedë të gjatë me Trump dhe tha se nuk ishte plotësisht dakord me përqindjen e territorit ukrainas...