Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit, Kurti e kritikon për vonesën
Gjykata Kushtetuese dje ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me Komisionin për votimin e fshehtë, përmes të cilit konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka bërë shkelje gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit. Pas publikimit të këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare, duhet të thirret seanca e radhës e Kuvendit. “Për pasojë, Gjykata vlerëson se veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive, në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive. Kjo njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit, sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në lidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, thuhet...