Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Festa e birrës’, Filo: Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës
Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau në rrjetet sociale momentet më të bukura të natës së fundit të Festës së Birrës. Në këtë mbrëmje performuan këngëtarët e njohur si Anxhela Peristeri, Fifi, Aurel Thëllimi, etj, të cilët elektrizuan atmosferën me këngët e tyre. Në këtë festë gjatë 5 netëve morën pjesë mbi 10 mijë pjesëmarrës, ku festuan, kënduan dhe shijuan atmosferën e mrekullueshme të krijuar me këtë rast. “Korça tregoi edhe një herë se di të presë, të argëtojë dhe të dhurojë emocione të paharrueshme”, tha Filo. Festa e Birrës në Korçë është një nga ngjarjet më të mëdha festive në Shqipëri, që prej 19...