Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump: Po përgatitet takim mes Putin dhe Zelensky, hap i mirë drejt paqes
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një përmbledhje të një dite të gjatë në pune për paqen në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump thotë se nga takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë me liderët kryesorë të vendeve evropiane dhe të NATO-s, ku është diskutuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mundësinë e paqes me Rusinë, shpreson që po shkohet drejt një paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump tha pas takimeve me Zelensky-n dhe liderët europianë ka biseduar me Presidentin Vladimir Putin dhe se së shpejti do të zhvillohet një takim mes Putinit dhe Presidentit Volodymyr Zelenskyy, në një vend që do të përcaktohet më vonë. Pas këtij takimi, sipas tij, planifikohet një trilateral...