Trump me liderët e Europës, diskutohen garancitë e sigurisë dhe shkëmbimi i territorit: Zelensky dhe Putin do të arrijnë diçka

Trump me liderët e Europës, diskutohen garancitë e sigurisë dhe shkëmbimi i territorit: Zelensky dhe Putin do të arrijnë diçka

-Rubrikë speciale- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në tryezën e përbashkët me udhëheqësit evropianë së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Trump shpjegoi objektivat e bisedimeve të tij me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata do të diskutonin kush do të bëjë çfarë si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe shkëmbimeve të mundshme të territorit për t’i dhënë fund luftës. “Presidenti Putin ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën. Dhe kjo është një nga pikat kyçe që duhet ta shqyrtojmë dhe do ta shqyrtojmë këtë në tryezën e bisedimeve. Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës, dhe...