Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ekzekutohet shqiptari, pistë pazaret e drogës
Një shqiptar u gjet i vdekur në zonën e Agios Panteleimonas të hënën në mbrëmje, pasi është plagosur me armë zjarri. Trupi i viktimës u gjet në rrugën Michael Voda, ndërsa sipas mediave greke thuhet se shqiptari është rreth të 35-ave. Një kavanoz qelqi u gjet pranë të vdekurit, ndërsa autoritetet vlerësojnë se vdekja e tij kishte të bënte me një rast droge.