Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi LIVE/ “Pres takim SHBA-Ukrainë-Rusi”, Trump me udhëheqësit evropianë, Presidenti: Rusia do të pranojë garanci sigurie për Ukrainën
Donald Trump nis takimin me udhëheqësit evropianë! Ora 21:07 Trump thotë se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin përforcoi bindjen e tij se paqja është “e arritshme”. Në një “hap të rëndësishëm”, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën, thotë Trump. Kjo është një nga “pikat kyçe” që udhëheqësit do të shqyrtojnë në takim. Ai thotë se ata do të shqyrtojnë “kush do të bëjë çfarë, në thelb”. Trump thotë se është optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të pengojë agresionin e ardhshëm kundër Ukrainës. “Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës”, thotë ai. “Ne do t’i ndihmojmë ata.” Në takim do të diskutohet gjithashtu edhe “shkëmbimi...