Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
Gushti është muaji i pushimeve dhe bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në vend. Edhe pse e hënë, plazhet janë të mbushura nga pushues vendas, të huaj dhe anëtarë të të diasporës shqiptare. Cilësia e shërbimit, cekëtia graduale e detit, si element sigurie veçanërisht për fëmijët e të moshuarit, si dhe çmimet më të përballueshme, krahasuar me zonat e tjera bregdetare janë arsyet kryesore pse shumë pushues zgjedhin Durrësin. “Jemi nga Serbia. Është shumë mirë ketu. Ky eshte viti i tretë qe vijmë.” “Jemi me pushime familjare dhe ky është destinacioni perfekt për të gjithë. Jemi nga Siçilia. Ka plazh dhe shumë gjëra të tjera për të parë e bërë. Edhe çmimet na thanë se janë të mira këtu.”...