“Përdorën fraza të PDK-së”/ VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar që cënon demokracinë

“Përdorën fraza të PDK-së”/ VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar që cënon demokracinë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale Vetëvendosje e quan një vendim arbitrar që cenon demokracinë. Sipas partisë së kryeministrit Kurti, në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Vetëvendosje thekson se “Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve, nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”. Postimi i plotë i Vetëvendosjes në Facebook: 10 ditët e Aktgjykimit Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri. Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për...